Tottenhami është duke fituar 3:0 kundër Marine, në një ndeshje të rrethit të tretë të FA Cup, e cila po zhvillohet momentalisht.
Carlos Vinicius shënoi për 1:0 për Tottenhamin në minutën e 23-të, raporton Gazeta Express.
Ai realizoi duke e dribluar portierin pas një asisti nga Dele Alli.
Sulmuesi i talentuar brazilian e dyfishoi epërsinë pas vetëm pesë minutave, kur e futi topin në portën boshe pas një asisti nga Josh Solomon-Davies
Lucas Moura e trefishoi epërsinë në minutën e 32-të, duke shënuar nga goditja e lirë.
Marine është skuadër që bën gara në kategorinë e tetë të futbollit anglez.


