Totaj reagon pasi Haskuka mori detyrën: VV fitoi pushtetin me proces të kontestuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka marrë udhëheqjen e Komunës së Prizrenit. Shaqir Totaj nga PDK-ja që e kishte sfiduar Haskukën në balotazhin e 19 nëntorit ka reaguar pas humbjes së kësaj gare, duke shprehur dyshime se Vetëvendosje do të mund të sjell ndryshime pozitive për Prizrenin, pasi, sipas Totajt, Vetëvendosje e mori pushtetin lokal në Prizren përmes një procesi të kontestuar.

Totaj ndër tjerash në publikimin e bërë në rrjetin social Facebook, ka folur edhe për përvojën e tij me rastin e kyçjes në politikë.

Gjeni pa ndërhyrje publikimin e Totajt:

Të nderuar bashkëqytetarë të Prizrenit,
Kyçja në garën politike si kandidat i PDK-së për të parin e Prizrenit për mua ka qenë një sfidë por edhe një mundësi. Kam takuar shumë njerëz të cilët kanë pasur pritje dhe shpresa për një ndryshim shumë dimensional e shumë disiplinor për të cilin Prizreni ka pasur nevojë. Oferta ime ka qenë e formuluar për ti adresuar pritjet e qytetarëve. Të gjithë ata që kanë besuar tek unë dhe më kanë përkrahur, i falënderoj dhe u jam mirënjohës për çdo angazhim dhe votë.
Të gjithë ata që pa më njohur fare, e sidomos ata që më kanë njohur e kanë tentuar të më fyejnë e akuzojnë (të cilët kryesisht janë në Lëvizjen Vetëvendosje), personalisht nuk më kanë bërë shumë përshtypje por si një dukuri shqetësuese e shpërfaqur le të mbetet në ndërgjegjen dhe karakterin e tyre të mbrapshtë politik.
Mesazhi, i cili besoj është përcjellë tek opinioni publik, është se transparenca dhe guximi për të kyçur në politikë njerëz të rijnë dhe me kredibilitet, megjithatë sjell rezultat. Edhe pse personalisht kam dilema për filozofinë politike të VV-së, gjithsesi do t’iu isha gëzuar zhvillimeve pozitive në komunën e Prizrenit po që se do të kishte të tilla në të ardhmen. Megjithatë, një parti e ardhur në pushtet në krye të qytetit emblematik e historik të shqiptarëve përmes një procesi të kontestuar pa i hapur kutitë për të lexuar drejt verdiktin e qytetarëve, flet për karakterin qeverisës gjatë katër viteve të ardhshme.
Prandaj, demokratë të Prizrenit faleminderit që më besuat. Së bashku, nuk do të ndalemi deri në bërjen e qytetit tonë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...