Topi në anën e Mbappes, Reali e Liverpooli mësojnë çmimin nëse ai i thotë ‘jo’ PSG-së

PUBLIKUAR

Po, Real Madridi dhe Liverpooli, klubet më të interesuara për të nënshkruar me Kylian Mbappen, mund ta bëjnë goditjen e madhe gjatë verës.

Topi është në anën e Mbappes.

Nëse sulmuesi portugez refuzon rinovimin e kontratës me Paris Saint Germain, sipas ‘Le Pariesien, çmimi i rij do të bie dhe kështu, Parisi do të kënaqej deri në 120 milionë euro, ani pse shifra që do të kërkonte është 150 milionë euro.

Mbappe ka kontratë deri më 2022 dhe për mos ta humbur me parametra zero, secili klub që paguan nga 120 milionë deri në 150 milionë, mund ta bëjë të tijin njërin prej futbollistëve më të mirë aktualisht.

Leonardo dhe numri një i klubit, Naseer Al-Khelaïfi kanë nisur të humbasin durimin me Mbappen, që ende s’ka vendosur për të ardhmen. Kjo më së shumti i shkon për shtati Real Madridit dhe Florentino Perezit, që e duan francezin tash e një kohë të gjatë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...