Për herë të parë, Tony Blair ka thënë se ai dhe liderët e tjerë botërorë gabuan që u dorëzuan para presionit të Izraelit për ta bojkotuar organizatën palestineze, Hamas, pas fitores së saj në zgjedhjet palestineze të vitit 2006.
Blair, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e përkrahu vendimin e presidentit të atëhershëm amerikan, George W Bush, për t’ia ndalur ndihmat dhe për t’i ndërprerë marrëdhëniet me autoritetin e porsazgjedhur palestinez të udhëhequr nga Hamasi, nëse kjo e fundit nuk do të pajtohet për ta njohur Izraelin dhe për ta hequr dorë nga dhuna, transmeton Express.
Një vit pasi Hamasi nuk i pranoi kushtet, bojkoti dhe bllokada ekonomike e Izraelit ndaj Gazës u fut në fuqi, dhe mbetet e tillë sot e asaj dite.
Në një intervistë me “The Observer”, ish-kryeministri ka thënë: “Në aspektin prapavështrues, mendoj se ne është dashur ta shtynin Hamasin drejt dialogut dhe t’ua ndryshonim qëndrimet qysh në fillim”.
“Por, natyrisht se ka qenë shumë vështirë, sepse Izraeli kundërshtonte fort”, ka shtuar ai.
Komentet e Blair vijnë pak ditë pasi Hamasi u pajtuar për të mbajtur zgjedhje të përgjithshme në Gaza, në mënyrë që ta përmbysë armiqësinë e vjetër me lëvizjen Fatah.


