Tomë Gashin e kanë kontaktuar klientët e parë për Gjykatën Speciale (Video)

PUBLIKUAR

Avokati Tomë Gashi ka folur për krijimin e Dhomave të Specializuara, që do të gjykojnë drejtpërdrejtë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi ka thënë se krijimi i Gjykatës Speciale nuk do të duhej të ndodhte jashtë Kosovës, dhe se mbrojtja e dëshmitarëve nuk mund të jetë justifikim i formimit të saj jashtë Kosovës.

Sipas Gashit, asnjë qytetar i Kosovës, në çfarëdo pozite, nuk ka imunitet, dhe nuk mund t’i shpëtojë gjykimit nga Dhomat e Specializuara.

Avokati ka treguar se si rrjedhojë e qëllimit të krijimit të kësaj gjykate, të akuzuarit edhe mund të dihet se kush janë.

Dhe, për shkak të sukseseve të tij në fushën e drejtësisë pas lufte, Gashi ka zbuluar në “Komiteti” se vetëm kanë filluar interesimet për mbrojtje nga ana e tij, në rast të akuzimit për krime të luftës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...