Tomë Gashi lutet që Kurti të vijë në pushtet e të bëhet ministër i tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Avokati Tomë Gashi, në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, ka thënë se deportimi i sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, është veprim i papranueshëm, pasi nuk ka bazë ligjore.

Gashi ka theksuar se ky veprim është fyes për të gjithë shqiptarët, dhe i tillë që as regjimi pushtues i Serbisë nuk e ka përdorur, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi ardhur në një situatë ku shqiptarët paraqesin rrezikshmëri për shqiptarët sipas shtetit të Kosovës. Unë e di që as pushteti i Serbisë deri më tani nuk ka vepruar në mënyrë të tillë deri në vitin 1999, pasi më pastaj nuk ka pasur pushtet ekzekutiv. Është e paimagjinueshme që në shtetin e Kosovës të sillet një vendim i tillë, që është fyes për të gjithë shqiptarët”, tha Gashi.

Avokati ka deklaruar se është e paimagjinueshme si dikush mund të konsiderohet rrezik për shtetin dhe i njëjti të dërgohet në zonën neutrale, pa u trajtuar si rrezik për vendin.

“Nëse është e vërtetë që Boiken Abazi paraqet rrezik për shtetin e Kosovës, ai nuk është dashur që të deportohet, por që të arrestohet, paraburgoset dhe gjykohet në shtetin ku ai paraqet rrezik. Skandali tjetër është që policia, duke parë atë që ka krijuar vet, demantoi se Boiken Abazi paraqet rrezikshmëri. Nëse në dokumentin që është Urdhër për Largim me Forcë nuk janë arsyet që përmenden, atëherë kjo është e çuditshme”, tha ai.

“Besoj që me këtë duhet të merret në të ardhmen vet kryeministri i Shqipërisë, apo ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë”, tha avokati Gashi.

Në debat me Luan Duhanaj, nga Fraksion Plus, Gashi ka thënë se shpreson që Vetëvendosja ta marrë së shpejti pushtetin në Kosovë.

“Ishalla vjen Albini në pushtet, sa ma shpejt… Ndoshta bëhem ministër i tij”, tha Gashi.

Ndërsa Duhanaj ka thënë se Vetëvendosja është organizatë politike që nuk e njeh Kosovën si shtet, ndërsa Abazi është njëri nga njerëzit më me influencë në të.

“Ne nuk duhet ta akuzojmë shtetin e Kosovës që i trajton keq shtetasit e Shqipërisë. Ne kemi të bëjmë me një organizatë politike që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Abazi është njëri prej njerëzve kyç ideologjik të Vetëvendosjes, ata nuk e njohin këtë shtet, nuk e respektojnë këtë shtet, bëjnë veprime të kundërligjshme”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...