Toma i dërgon mesazh Kosovës: “Nuk jam duke menduar për asgjë tjetër pos Zvicrës”

PUBLIKUAR

Bastien Toma, lojtari shqiptar i skuadrës belge Genk, ka folur në një interviste për “SRF”, rreth të ardhmes së tij.

21-vjeçari i cili ketë sezon u transferua te skuadra belge Genk, nga Sioni i Zvicrës, është shprehur në një intervistë për “SRF”, as nuk është duke menduar për Kosovën.

Ai e ka vetëm një dëshirë, të luajë për kombëtaren A të Zvicrës, pasi që tani është pjesë e grupmoshave U21, raporton Gazeta Express.

Toma ka lindur në Zvicër dhe është rritur atje, ai ka qenë pjesë e Helvetëve që nga grupmoshat U15.

Shqiptari, i kërkuar gjithmonë nga Kosova, në kualifikime për ‘EURO 2021’, në nëntë ndeshje ka arritur të asistojë gjashtë herë.

Ai konsiderohet që ka aftësi të mëdha për driblim, lojë inteligjente dhe një vizion të shkëlqyer.

Gjithashtu posedon pasaportën e Kosovës, ka pasur kontakte të vazhduara me trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, por Toma siç duket e ka refuzuar atë.

Toma, për Kosovën, është vetëm ëndërr, pasi dëshira e 21-vjeçarit është t’i bashkohet Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

“Unë e kam diskutuar me familjen time dhe nuk e ndjejë asnjë lloj presioni. Momentalisht nuk mendoj për asgjë tjetër pos Zvicrës”, u deklarua Toma.

Në këtë fillim sezoni ka regjistruar tri paraqitje, pasi që në ndeshjen e dytë ai u ndëshkua me karton të kuqë dhe si pasoje e kësaj mungoi në dy ndeshjet tjera të radhës./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...