Tmerrohet Izraelit: Irani po ndërton raketa për të na çrrënjosur

PUBLIKUAR

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë sot se Irani është duke ndërtuar zona për prodhimin e raketave precize në Siri dhe Liban, me qëllim që t’i përdorë ato kundër Izraelit.

Në fillim të një takimi në Jerusalem me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Netanyahu e ka akuzuar Iranin se po e shndërron Sirinë në një bazë ushtarake si pjesë e synimit të saj të ditur për ta çrrënjosur Izraelin, transmeton Express.

“[Irani] po ashtu është duke ndërtuar zona për prodhimin e raketave precize në Siri dhe Liban. Këtë gjë Izraeli nuk mund ta pranojë. Këtë gjë nuk duhet ta pranojë as OKB-ja,” ka thënë Netanyahu.

Irani, armiku i madh i Izraelit, është përkrahës i patundur i presidentit të Sirisë Bashar al-Assad dhe i ka ofruar luftëtarë për t’i ndihmuar atij në luftën civile të Sirisë.

Irani ende nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me deklaratat e Netanyahut.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...