Tmerrohen udhëtarët, aeroplani i tyre shoqërohet nga aeroplanët luftarakë pas kërcënimit

PUBLIKUAR

Aeroplanët luftarakë të Forcës Ajrore Mbretërore të Britanisë e kanë shoqëruar një aeroplan udhëtarësh të kompanisë ajrore “Ryanair” nga Lituania për në Londër, pas një kërcënimi të sigurisë që doli të ishte i rremë.

Aeroplani po udhëtonte nga Kaunas, Lituani për në aeroportin “Luton”, por u detyrua të ndërrojë rrugë dhe të aterojë në “Stansted” të Londrës, shkruan AP, përcjell Express.

Agjencia ajrore “Ryanair” thotë se aeroplani ndërroi kurs pasi autoritetet lituane morën një kërcënim të dyshuar të sigurisë.

Policia në Essex të Anglisë ka thënë se incidenti nuk besohet se është situatë rrëmbimi apo çështje terrori. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...