Titulli i La Ligas në duart e Real Madridit, i duhet fitorja sonte ndaj Sevillës

PUBLIKUAR

Me barazimin e djeshëm të Barcelonës me Atletico Madridin, tani gjithçka sa i përket titullit të La Ligas do të varet nga Real Madridi.

“Los Blancos” e presin sonte në Alfredo di Stefano ekipin e katërt në renditje, Sevillën, shkruan Gazeta Express.

Madrilenët me fitore eventuale do të ngjiteshin në krye të klasifikimit me pikë të barabarta me Atleticon dhe dy më shumë se Barcelona.

Megjithatë, përballë do ta kenë një kundërshtarë të vështirë si Sevilla.

Andaluzianët ende kanë gjasa matematikore ta fitojnë titullin dhe do të luftojnë deri në fund për ta arritur këtë.

Momentalisht, Sevilla ka 70 pikë, shtatë më pak se Atletico Madridi, por me fitore sonte do të afrohej në vetëm katër, kur do t’i mbeteshin edhe tri xhiro deri në përfundim. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...