Tiranë, fëmija 2 vjeç humb jetën nga zjarri

PUBLIKUAR

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Babrrusë në Tiranë. Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe ka humbur jetën një fëmijë 2 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:35 minuta në lagjen “Shpat” të Babrrusë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe policia.

Në banesë mësohet se ndodheshin 2 fëmijë të mitur, por njëri fatmirësisht është shpëtuar nga zjarrfikësit, por ka qenë e pamundur që të shpëtohet fëmija tjetër, shkruan syri.net.

Burime nga uniformat blu thanë se janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që rezultoi fatal për jetën e një fëmijë 2 vjeç.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...