Tiranë: Arrestohet vajza me pantallona të shkurtra, shqetësonte klientet ne lokal (Foto)

PUBLIKUAR

timthumb

Një vajzë është shoqëruar nga policia për në komisariat për shkak se shqetësonte klientët në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Menaxheri i lokalit, që ndodhet në rrugën “Ismail Qemali”, lajmëroi forcat e rendit pasi vajza e veshur me pantallona të shkurtra komunikonte me njerëzit e ulur në tavolina duke u kthyer në shqetësim për ta.

Me ardhjen e punonjësve të policisë, të cilët i kërkuan ta shoqëronin në komisariat, vajza refuzoi duke thënë se nuk kanë të drejtë të bëjnë një gjë të tillë.

Ajo u kërkoi atyre shpjegime duke mos iu bindur kërkesës, gjë e cila bëri që forcat e rendit të kryenin një shoqërim të detyrueshëm.

Nuk dihet nëse vajza ishte nën efektin e alkoolit apo substancave narkotike apo ishte një sjelle që vinte nga probleme psikologjike.

unnamed 1-1407352028

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...