Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, gjatë vizitës së tij në Pakistan, i ka kërkuar Islamabadit të bëjë më shumë për të luftuar “strehën e sigurtë” për terroristët, duke përcjellë një mesazh të presidentit Donald Trump.
Në takim me kryeministrin, Shahid Khaqan Abbasi, në Islamabad, Tillerson tha se Pakistani është “i rëndësishëm për qëllimet tona të përbashkëta për sigurimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe për të ofruar mundësi për marrëdhënie më të mëdha ekonomike”.
“Ne jemi të angazhuar në luftën kundër terrorizmit”, i tha Abbasi sekretarit të shtetit.
“Ne kemi prodhuar rezultate dhe ne presim të ecim përpara me SHBA-në dhe të ndërtojmë marrëdhënie të mira”, tha Abbasi, përcjell REL.
Trump kishte akuzuar Pakistanin për mbështetjen e “agjentëve të kaosit” siç i quajti ai dhe sugjeroi se administrata e tij do të impononte zvgëlime të mëtejshme për ndihmën amerikane për Pakistanin nëse Islamabad nuk bën më shumë për të frenuar militantët talebanë dhe grupet e tjera ekstremiste brenda kufijve të saj.


