Tillerson thotë se Amerika e Rusia s’i besojnë pothuajse hiç njëra-tjetrës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Lipjan: Digjet aksidentalisht kamioneta, zjarri përfshinë edhe pullazin e shtëpisë

Në Gadime të Lipjanit dyshohet se është përfshirë aksidentalisht nga zjarri një kamionetë me...

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se, tash për tash, “nuk ka pothuajse fare besim” midis SHBA-së dhe Rusisë.

Tillerson i përmendi marrëveshjet për kontrollin e armëve dhe Ukrainën si zona ku, siç tha, Moska “nuk është e dobishme sot”.

Ai i bëri këto komente për stafin në Departamentin e Shtetit në Uashington, derisa prezantoi të ardhmen e këtij institucioni nën presidentin Donald Trump dhe përballë reduktimeve të mundshme të buxhetit të tij.

“Po bëjmë disa përpjekje për të stabilizuar fillimisht marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë. Ushtruesi i detyrës së zëvendëssekretarit të Shtetit, Thomas Shannon, është duke udhëhequr përpjekjet e një grupi punues, për të parë nëse mund t’i adresojmë disa gjëra që irritojnë marrëdhëniet, që na e bëjnë të vështirë të bisedojmë me njëri-tjetrin”, tha Tillerson, përcjell REL.

Ai tha se planifikon të diskutojë për bashkëpunim në zgjidhjen e konfliktit në Siri me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në margjina të një mbledhjeje të Këshillit Arktik në Alaskë, më 10-11 maj.

Tillerson po ashtu tha se SHBA është duke përgatitur sanksione të reja kundër Koresë së Veriut në përgjigje të programit të vazhdueshëm bërthamor të Phenjanit.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...