Tillerson thekson mbështetjen e fuqishme për Ukrainën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i tha presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, se veprimet e Rusisë në lindje të Ukrainës mbeten pengesë për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi dhe përsëriti mbështetjen e tij “të fuqishme” për Kievin.

Zëdhënësi Mark Toner tha se biseda telefonike ka pasur qëllim që ta informojë Poroshenkon për vizitën e Tillersonit në Moskë, më 11 dhe 12 prill, ku ai ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrovm, transmeton Evropa e Lirë.

Sipas Tonerit, Tillerson “ka transmetuar mesazhin e tij ndaj udhëheqjes ruse se, ndonëse SHBA është e interesuar të përmirësojë lidhjet me Rusinë, veprimet e Rusisë në lindje të Ukrainës mbeten pengesë”.

Ai konfirmoi se sanksionet kundër Moskës do të mbeten në fuqi derisa Rusia të kthejë kontrollin e Gadishullit të Krimesë tek Ukraina dhe të zbatojë plotësisht obligimet e saj me Marrëveshjen e Minskut për paqe në Ukrainë.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...