‘Tigrat’: Në Maqedoni nuk ka nevojë për luftë të re (Foto)

PUBLIKUAR

Njësia për detyra speciale ”Tigrat” që ishin pjesë e ushtrisë së Maqedonisë gjatë konfliktit të vitit 2001 nëpërmjet Facebook-ut kanë apeluar për qetësi dhe për maturi duke thënë se Maqedonisë nuk i duhet luftë e re, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Në muajin mars 2001 gjatë rrugëtimit tonë për të mbrojtur shtetin. Ata që krekosen tani nëpër rrjetet sociale nuk ishin askund në vitin 2001. Nuk ishin askund kur ne shkonim derë më derë dhe mobilizoheshim ata fshiheshin dhe lëshuan vendin. Nga kush dhe me çka do ta mbrojnë shtetin? Në fotografi janë qytetarë të thjeshtë që atëherë e mbronin shtetin. Në këtë kohë të rëndë për shtetin duhen mendje të mençura për të lexuar këtë mesazh dhe për të menduar më mirë . Lexojeni me vëmendje: Maqedonisë nuk i duhet luftë e re që disa me ngulm duan ta krijojnë.” shkruajnë Njësia për detyra speciale ”Tigrat”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...