Tifozët e hedhin në kontejner mbeturinash drejtorin e stadiumit që ua dëboi ekipin

PUBLIKUAR

Drejtori i stadiumit “Gagarin” ka marrë vendim për të larguar skuadrën ukrainase të Desnas nga aty.

Stadiumi Chernihiv. apo siç njihet ndryshe me emrin e astronautit sovjetik “Gagarin”, gjendet në Ukrainë dhe në vitin 2005 filloi rinovimi i stadiumit, ndërsa skuadra ukrainase Desna e kishte sponsorizuar rinovimin e stadiumit, raporton Gazeta Express.

Vendimi i marrë nga drejtori i stadiumit, Aleksander Ovçarenko, për të larguar nga aty skuadrën ukrainase të Desnas, ka irrituar së tepërmi tifozët e këtyre të fundit.

Ovçarenko kishte kërkuar që Desna të mos i luante më ndeshjet si vendas në stadiumin e klubit Chernihiv, pasi që ishte formuar edhe klubi i Chernihiv i cili i zhvillonte ndeshjet në të njëjtin stadium.

Me këtë rast tifozët kanë marrë hak ndaj drejtorit. Ata kanë shkuar në zyrën e Ovçarenkos dhe e kanë nxjerrë atë me zor nga aty. Pasi e nxorën jashtë, tifozët e hodhën atë në koshin e plehrave, duke e paralajmëruar për vendimet që ka marrë, dhe që të ndryshojë mendjen e tij.

Në video shihet reagimi i tifozëve të klubit të Desnas:

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...