Thyhet xhami i dritares në shkollën “Vëllëzërit Aksiq” në fshatin Rubovc, reagon Komuna Lipjanit

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit e dënon rastin e thyerjes së xhamit të dritares në shkollën “Vëllëzërit Aksiq” në fshatin Rubovc, rast ky që raportohet të ketë ndodhur pasditën e djeshme (05.04.2017).
Menjëher pas njoftimit, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka parë nga afër rastin që ka ndodhur. Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalur edhe hetuesit e policisë nga stacioni policorë i Lipjanit.
Aty kanë biseduar me drejtorin e shkollës dhe me punëtorët e tjerë rreth rastit të thyerjes së një xhami të dritares së koridorit të objektit shkollorë.
Siq njofton Komuna, pavarësisht se kush ka qenë shkaktar i këtij incidenti, institucioni i komunës e dënon këtë rast dhe kërkon nga organet kompetente që të hetojnë rastin në fjalë.
Komuna e Lipjanit bënë apel tek prindërit dhe tek të gjithë banorët e fshatit Rubovc, që rastin e till të mos e politizojnë pavarësisht se kush mund të jetë kryerësi i kësaj vepre dhe t’i ruajn raportet e mira ndër njerëzore dhe ndër etnike të cilat i kanë kultivuar me vite të tëra.
Njëherit kërkojmë edhe nga disa media lokale që të raportojnë drejtë dhe pa paragjykime për rastet e tilla sepse informatat e gabuara që mund t’i plasojnë, ndikojnë negativisht tek qytetarët. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...