Thyhen zyrat e OVL UÇK-së në Lipjan, vidhet një kompjuter

PUBLIKUAR

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së hënë u janë thyer zyrat në Lipjan.

Në njoftim thuhet se personat e paidentifikuar kanë hyrë dhunshëm në zyrë dhe kanë vjedhur një shtëpizë të kompjuterit.

Sipas kryetarit të kësaj organizate, Ali Mejzinolli, në kompjuterin e vjedhur ka pasur dokumente të rëndësishme.

“Të nderuar veteran dhe ju të respektuar qytetarë, ju njoftojmë që sot kur kam ardhur në zyrën e OVL të UÇK-së në Lipjan, e kam gjetur derën e thyer nga keqbërësit e shoqërisë sonë. Me këtë rast, ne veteranët e kësaj dege shprehim indinjatën tonë dhe pakënaqësinë më të thellë”, thuhet në njoftim

Tutje në njoftim thuhet se ky veprim, ka të bëjë më ata që janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Edhe kjo po ndodhka! Sipas kësaj po shihet që numri i atyre që janë anti-UÇK dhe antikombëtar po rritet mjerisht”, thuhet në njoftimin e OVL-së në Lipjan.

Ndërkaq me këtë rast është duke u marrë Policia e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...