Organizatat Jo-Qeveritare, IKD, INPO dhe GLPS kanë raportuar parregullsinë e parë në këto zgjedhje, raporton “Zeri.info”.
Përmes një njoftimi për media, kanë bërë të ditur se në një qendër votimi në Shtërpcë një qytetar serb ka shkelur rregullat, duke fotografuar votën e tij.
Kjo ngjarje ka ndodhur sot në orën 07:40, në qendrën e votimit 3, në Jazhincë, përkatësisht shkollën fillore “Sarski Odret”, raporton “Zeri.info”.
Sipas njoftimit, qytetari me inicialet S.S, është marrë nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të prokurorit është duke u intervistuar.
Njoftimi i plotë:
Organizatat Jo-Qeveritare, IKD, INPO dhe GLPS njoftojnë se në Shtërpcë, në vendvotimin 2306D/03D është bërë fotografimi i votës.
Personi me inicialet S.S që i takon komunitetit serb, në qendrën e votimit 3, në Jazhincë, përkatësisht shkollën fillore “Sarski Odret”, ka bërë fotografimin e votës në orën 07:40. I njëjti në orën 08:30 është marrë nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të prokurorit është duke u intervistuar.
IKD, INPO dhe GLPS me përkrahje të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të bëjë monitorimin e aktiviteteve të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në ditën e votimit më 11 qershor 2017. IKD, GLPS dhe INPO ka akredituar 65 monitorues mobil, të cilët do të jenë në lëvizje të vazhdueshme në 38 komunat e Republikës së Kosovës për të raportuar për performancën e institucioneve të drejtësisë për të gjitha rastet eventuale ku mund të rrezikohet kryerja e veprave penale kundër të drejtave të votimit.


