Thyen xhamat e shkollës fillore “Ismail Luma” në Lipjan

PUBLIKUAR

Shkolla Ismajl Luma në Lipjan përmes një postimi në facebook ka treguar për dëmtimin e disa gjamave dhe dëmtime të tjera që janë bërë nga përsona të panjohur.

“Të nderuar prindër, nxënës, qytetarë të Lipjanit e veçanti qytetarë të Jetës së re, këto janë pamjet nga dita e djeshme të dëmtimit të xhamave të dritareve dhe demolimit të bibliotekës mlasave të shkollës në pnf Jeta e re”, ka bërë të ditur shkolla Ismajl Luma.

“Ky është rasti i katërt brenda një viti shkollor që persona të pandërgjegjshëm thyejn, hynë, jedhin dhe demolojnë obnektin e shkollës.
Ju informoj që vetëm para dy javëve kemi bërë ndërrimin e xhamave të dëmtuar dhe përsëri të njëjtit dëmtohen. Për këtë janë të informuar edhe organet kompetente.
Është e pakuptueshme se si një vatër e diturisë në vazhdimësi të dëmtohet”, thuhet në njoftim


“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë njohuri për personat të cilët kryejnë akte të tilla vandale të bashkëpunojnë me ne dhe organet kompetente për të gjetur kryesit e këtyre veprave. Personat e tillë nuk ia duan të mirën shkollës dhe as vendit”, thuhet në fund.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...