Thoni lamtumirë përgjithmonë: Ushtrimet e krijuara nga ekspertët të cilat zgjidhin problemin e venave të zgjeruara

PUBLIKUAR

Shkaktarët për shfaqjen e venave të zgjeruara janë aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, qëndrimi i tepërt në këmbë apo shumë kohë të kaluar në pozitën ulur, si edhe ngritja e peshave të mëdha

Për të mos ndodhur këto dy situata të pakëndshme, nëse bëni punën e cila kërkon kohë të gjatë ulur, mirë do të ishte që disa herë gjatë kohës së punës të shëtisni disa minuta, transmeton Telegrafi.

Derisa jeni ulur, mbani këmbët të ngritura në ndonjë karrige më të ulët apo në ndonjë kuti.

Nëse qëndroni në këmbë gjatë, praktikoni që së paku dy herë gjatë kohës së punës të uleni rreth dhjetë minuta, ndërkaq këmbët ngrini nën këndin prej rreth 45 gradësh.

Derisa jeni në gjumë, këmbët do të duhej të jenë të ngritura.

Vozitja e biçikletës dhe noti janë shumë të dobishme në rastet e këtilla. Nëse vendosni për not, kini parasysh që temperatura e ujit në pishinë të mos jetë më e ulët se 20 gradë. Madje edhe nëse nuk keni simptomat e kësaj dukurie të pakëndshme, përpiquni që ndonjëherë t’i bëni këto ushtrime, sepse pengimi i sëmundjes është më lehtë se sa shërimi i saj.

Te zbutja e kësaj sëmundjeje, mund të ndihmojnë ushtrimet, të krijuara ekskluzivisht nga ekspertët.

Qëllimet kryesore të këtyre ushtrimeve janë qarkullimi i gjakut, rritja e tonusit vaskular dhe forcimi i muskujve të ekstremiteteve të poshtme.

Të gjitha ushtrimet gjimnastike më së miri është t’i praktikoni në mëngjes, sapo të zgjoheni.

Ky aktivitet nuk do të duhej të shkaktonte lodhje, ndërkaq intensitetin do të duhej ta shtonit gradualisht.

Në videon në vazhdim shikoni se si duken këto ushtrime:

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...