Thjeshtësoni jetën duke gjetur ekuilibrin

PUBLIKUAR

thjesht-euml-soni-jet-euml-n-duke-gjetur-ekuilibrin_hd
Ndiheni të stresuar dhe “të humbur” në vështirësitë e jetës së përditshme? Ndiqni sugjerimet tona dhe do të jetoni në mënyrë më të thjeshtë dhe më të relaksuar…

Përgatiti: Carmen Gjani

Ndoshta ndikon fakti se gjërat po ju ecin mbarë kur përfshiheni personalisht në zgjidhjen e tyre. Secili prej nesh ka limitet e veta (nuk mund të bësh gjithçka vetë). Nëse do ta mundni shumë veten, ka gjasa që në një moment të dorëzoheni.

Hidhuni një sy këtyre pohimeve dhe shikoni se në sa prej tyre e gjeni veten…
• Jam gjatë gjithë kohës e zënë, por nuk ia dal të bëj ndonjë gjë dhe s’shoh rezultate konkrete
• Shpeshherë nuk di se me çfarë duhet të filloj
• Çdo mbrëmje ndihem e rraskapitur
• E kam të vështirë të refuzoj dikë që më kërkon një nder
• Asnjeri nuk më ofron ndihmë
• Kam përshtypjen sikur jeta kalon afër meje

Nëse një prej këtyre pohimeve u përshtatet, do të thotë se po e mundoni veten më shumë sesa mundësitë që keni. Prandaj, nuk është për t’u habitur pse ndiheni të pafuqishëm. Është mirë të keni një jetë të mbushur. Mirëpo, në rast se keni ndjesinë se shumë gjëra jua vështirësojnë ekzistencën dhe disa prej tyre i keni jashtë kontrollit, do të thotë se duhet të ndryshoni stilin e jetesës duke organizuar kohën dhe jetën në mënyrë sa më efikase.
Më poshtë po ju ofrojmë një udhërrëfyes, i cili do t’ju ndihmojë të bëni hapat e parë drejt një jete sa më të thjeshtë!

Përdorni spontanitetin 
Rutina ju ndihmon t’i zgjidhni problemet në mënyrë të organizuar, por pak spontanitet nuk prish punë. Lërini punët e planifikuara sot për një ditë tjetër dhe ndryshojeni rrënjësisht programin ditor. Dilni jashtë qytetit për ajër të pastër dhe mendoni se çfarë mund të bëni për një jetë më të thjeshtë dhe më të gëzueshme.

LAJME TË TJERA

Raporton në polici dhunën e bashkëshortit, i dyshuari në arrati

Një grua në Gjakovë ka informuar policinë se të mërkurën është sulmuar fizikisht nga...

Dy të arrestuar në Prizren, dyshohet se katër vite më parë kanë bërë shpërlarje të parave

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërlarje...

Luana Vjollca mahnit me paraqitjen nga Java e Modës në Milano

Bukuroshja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka qenë e pranishme edhe këtë vit në...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Sot do të kemi mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës...

SHIKO MË SHUMË

Restaurant Mirsadi me dy lokacione në Lipjan, super ushqime

Restaurant Mirsani tani edhe në Lipjan, Restaurant Mirsandi 1 Prishtinë, Restaurant Mirsadi 2 Lipjan,...

Krejt çka dihet për tragjedinë në Rufc të Lipjanit

Dje rreth orës 16:30 janë gjetur tre trupa të pajetë në fshatin Rufc të...

Kalo pushimet tuaja me veturen ideale, Rent a Car Trimi Lipjan

Rent a Car Trimi gjeni ofertat më të mira për pushimet verore. Rent a Car...