Theret me thikë një nxënës

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 7:30 në mëngjes është therur me thikë një nxënës në Shkollën e Shipolit në Mitrovicë, por viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe Skender Avdiu, drejtor i Arsimit në Mitrovicë, i cili ka treguar se sulmin e kanë kryer disa huliganë.

“Drejtoresha e shkollës me ka njoftuar se disa huliganë që kanë ardhur prej jashtë në bashkëpunim me dy nxënës, në oborr të shkollës e kanë ther një nxënës të klasës të nëntë. Sipas informacioneve fillestare, nxënësi nuk është në gjendje të rëndë, ndërsa me sulmuesit është marrë policia”, thotë Avdiu.

Edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Veriu.info e ka konfirmuar lajmin e incidentit në shkollën “Fazli Grajqevci” në Shipol, duke thënë se një nxënës ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të shkollës, pas një zënke, ndërsa njësitë policore janë në vendngjarje”, ka thënë Zahiti.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...