Theresa May do hedh në votim marrëveshjen e saj për Brexitin për herë të katërt

PUBLIKUAR

Një votim i ri është propozuar nga Theresa May për datën 3 qershor, në një javë kur president ii SHBA’së do vizitojë vendin.

Do jetë hera e katërt që parlamenti britanik do votojë për një marrëveshje të Brexitit të propozuar nga Theresa May, pas tre dështimeve të kaluara.

Plani është zyrtarizuar gjatë një takimi mes kryeministres së Britanisë së Madhe dhe liderit të opozitës, laburistin , Jeremy Corbyn. Votimi do të ndodhë para se deputët britanik të marrin pushimin e verës.

“Kryeministrja është takuar me liderin e opozitës në sallat e parlamentit që të bëjë të qartë determinimin për mbyllje të bisedimeve dhe që të bëjë realitet rezultatin e referendumit për dalje nga BE’ja”, thotë një zëdhëns i qeverisë britanike.

Ai ka shtuar se bisedimet po vazhdojnë duke treguar për rëndësinë e arritjes së një marrëveshje para pushimit parlamentar të verës./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...