
Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi do të udhëtojë për në Bruksel, që të përshëndetet me Catherine Ashton, e cila përfundon detyrën e saj si Përfaqësueses të Lartë e BE-së më 1 nëntor.
Thaçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se do t’i falënderohet Baroneshës për rolin udhëheqës në bisedimet Kosovë-Serbi.
“Këtë jave do të jem ne Bruksel në takim me Baroneshën Ashton për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe për të falënderuar Baroneshën për rolin e saj udhëheqës për arritjen e Marrëveshjes historike së Brukselit”.
“Rrugëtimi europian i Kosovës do të vazhdon me përkushtim të plotë dhe e ardhmja e sigurt e Kosovës në BE dhe NATO është synimi ynë”, ka shkuar Kryeministri Thaçi. /Telegrafi/


