Thaçi: Nuk mund të ketë pajtim duke mohuar krimet në Kosovë

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar të turpshëm dhe të papranueshëm veprimin që autoritetet serbe ia pamundësuan pjesëmarrjen ish-presidentes Atifete Jahjagës, në festivalin “Mirëdita, dobar dan!” në Beograd. Ai ka thënë se nuk mund të ketë pajtim duke mohuar krimet në Kosovë.

“Jahjaga ka bërë një punë të shkëlqyer në angazhimin për të drejtat e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ajo u dha zë mijëra grave të cilat me vite jetonin me dhimbje dhe stigmë”- ka thënë tutje presidenti.

“E turpshme dhe e papranueshme që Serbia pamundësoi pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga në një festival në Beograd, i cili kishte për qëllim të vërtetën dhe pajtimin.

Nuk mund të ketë pajtim duke mohuar krimet në Kosovë”- ka shkruar Thaçi në FB.

Jahjaga kishte planifikuar vizitë në Beograd për promovim të librit “Unë dua të dëgjohem” në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, si dhe për të mbajtur fjalim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. /Express.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...