Thaçi: Normaliteti në veri është rezultat i dialogut në Bruksel

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar pikën kufitare në Jarinjë të pjesës veriore të Kosovës. Për normalitetin e krijuar në veriun e Kosovës dhe për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, presidenti Thaçi tha se janë rezultat i dialogut të zhvilluar në Bruksel.

“Unë uroj dhe përgëzoj të gjithë policët e Kosovës, të gjithë doganierët, që janë duke punuar bashkërisht, shqiptarë, serbë dhe të tjerë, sipas ligjeve të Kosovës dhe standardeve evropiane. Më vjen tepër mirë që shoh një situatë krejt normale, një situatë të komunikimit, por edhe qarkullimit të njerëzve. Këtu është jashtëzakonisht inkurajues edhe bashkëpunimi mes autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë. Dua të besoj se ky do jetë një shembull i mirë edhe për të ardhmen”, u shpreh presidenti Thaçi.

Gjatë vizitës në pikën kufitare në Jarinjë, presidenti Thaçi ishte i shoqëruar nga Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, si dhe Drejtori i Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna, të cilët i përgëzoi për angazhimin e gjithë stafit të tyre në këtë pikë doganore të Kosovës me Serbinë, si dhe në pikat e tjera anekënd territorit të Kosovës.

unnamed (6)

unnamed (5)

SHIKO MË SHUMË

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...

Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve...

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....