THAÇI NË VJENË PREZANTOI “DIPLOMACINË EKONOMIKE” KOSOVARE

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të jashtme i Kosovës Hashim Thaçi, përmes Facebookut ka njoftuar se në Vjenë sot pasdite ka mbajtur një prezantim të diplomacisë ekonomike kosovare.

Thaçi ka përmendur një varg investimesh që janë bërë në këtë sektor në Kosovë, por vë në pah nevojën që “ka ardhur koha të merremi me projekte infrastrukturore më të mëdha rajonale”.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Pas takimeve të dendura në Prishtinë, pasdite mbajta një prezantim të diplomacisë ekonomike kosovare në një panel në Vjenë. Aty prezantova mundësitë investive në Kosovë me drejtorin e Institutit për promovim ekonomik pranë Odës Ekonomike Austriake Karl H. Pisec, Oskar Mencer drejtor i Computer Architecture Research Group në Imperial College të Londrës, Mario Rehulka Presidenti Asociacionit të Aviacionit Austriak, Traicho Traikov, ish Minister i ekonomisë në Bullgari dhe Jan Zielonka, profesor në Universitetin e Oksfordit.

Gjatë prezantimit tim theksova rëndësinë e madhe që ka investimi në infrastrukturë kombëtare për të siguruar rritjen ekonomike. U tregova të pranishëmve që Kosova ka ndërmarrë investime shumë të rëndësishme dhe cilësore në këtë fushë duke ndërtuar autostradën Prishtinë-Shqipëri, aeroportin modern të Prishtinës si dhe duke nisur autostradën që shkon drejt Shkupit. Para përfundimit janë edhe investimet në Brezovicë, TC Kosova e Re por edhe investimet austriake ne hidro-energji.

Mirëpo tanimë ka ardhur koha që të merremi me projekte infrastrukturore më të mëdha rajonale që do të kërkojnë mbështetjen nga investitorë dhe donatorë të huaj. HTH”, (sic), ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto zona të Kosovës do të mbesin sot pa energji elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...