Thaçi në Amerikë do ta takojë zyrtarin që ishte kundër pavarësisë e pro ndryshimit të kufijve, John Bolton

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Presidenti Thaçi sot ka udhëtuar për në Amerikë, gjatë kësaj kohe ai do të takohet me disa personalitete ndër të tjera edhe me këshilltarin e presidentit Trump, John Bolton. I cili kundërshtonte pavarësinë e Kosovës. Po ashtu Bolton përkrahë edhe ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deklarata e këshilltarit të presidentit amerikan John Bolton se SHBA-ja nuk kundërshton korrigjimin territorial nëse rreth tij merren vesh Beogradi e Prishtina, shfaqi edhe njëherë qëndrimin e tij për Kosovën.

Pikërisht me këte figurë të rëndësishme të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Hashim Thaçi do të takohet në SHBA.

Kështu konfirmon njoftimi i Presidencës dërguar mediave.

“Vizita e presidentit Thaçi në Uashington vjen në një periudhë të rëndësishme për vendin, ku Kosova është duke bërë përpjekje për konkretizimin e perspektivës euroatlantike dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Gazeta Express.

Më poshtë pjesë nga agjenda e Thaçit në Amerikë:

Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim me John Bolton, Këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Po ashtu, do të takohet edhe me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo.

Në këto takime, presidenti Thaçi do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe i hap rrugë për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB.

Presidenti Thaçi do të ketë takime të shumta edhe me kongresistë dhe senatorë amerikanë, të cilët në dy dekadat e fundit e kanë mbështetur Kosovën.

Po ashtu, presidenti Thaçi në Dallas do të ketë një takim të veçantë edhe me ish-presidentin e SHBA-së, George Ë. Bush, si dhe me komunitetin shqiptaro-amerikanë atje.

Vlen të ceket se John Bolton e përkrahë edhe idenë për ndryshim e korrigjim kufijsh nga Kievi i Ukrainës. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...