Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se Mujë Krasniqi, duke qenë ndër fytyrat e para të UÇK-së, u bë frymëzues i ushtarëve për të luftuar dhe vazhduar rezistencën për çlirimin e Kosovës.
18 vjet më pas sipas Thaçit, sakrifica, veprat e tij dhe të bashkëluftëtareve, janë dëshmi e atdhedashurisë dhe frymëzim për gjeneratat e ardhshme.
“Është përgjegjësi e jona si institucione dhe qytetarë që të kujdesemi edhe më shumë për vlerat, për të cilat ata janë flijuar”, u shpreh ai./Lajmi.net/



