Thaçi ia zgjat mandatin Kryetares së KQZ’së

PUBLIKUAR

Valdete Daka do t’i organizoj edhe zgjedhjet lokale 2017, të cilat pritet të mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Kjo pasi, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur t’ia vazhdoj automatikisht mandatin në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe për 90 ditë të tjera.

Lajmin për ‘arbresh’ e ka bërë të ditur zyra për media e presidencës.

“Mandati i Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është zgjatur automatikisht edhe 90 ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Bazuar në Nenin 61.3 (e) të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, pavarësisht nga pika (d) e këtij paragrafi, mandati që përfundon nëntëdhjetë (90) ditë ose më pak para zgjedhjeve ose deri 90 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, automatikisht zgjatet edhe për 90 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore”, ka thënë Adil Behramaj zyrtarë për informim në presidencë.

Ndryshe, mandati i Dakës në krye të KQZ-së pati përfunduar me 16 qershor, 5 ditë pas  zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...