Thaçi: Gjeneratat e reja të ndjekin shembullin e Majlindës

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar edhe një herë tjetër triumfin e xhudistes kosovare Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike të cilat po mbahen në Rio de Janeiro të Brazilit.

Thaçi përmes një shënimi në Facebook ka ritheksuar se Majlinda Kelmendi është e para që i solli Kosovës medalje të artë.

Thaçi ka porositur gjeneratat e reja që të kenë para vetës shembullin e Majlindës në mënyrë që arrijnë rezultate të tilla me punë e dedikim

“Majlinda, e para që solli Kosovës arin nga Olimpiada. Model për gjenerata të tëra të rinjësh që sot ta kenë Majlinden si shembull të asaj çka mund të arrihet me punë, dedikim dhe dashuri. ‪#‎KosovoinRio HTH”, ka shkruar Thaçi.

thaci majlinda

SHIKO MË SHUMË

Çeku ua fiton ‘zemrën’ sindikalistëve, Jashari me fjalë të mëdha për ministrin

SBASHK-u duket se po e sheh me sy tjetër Ministrinë e Arsimit. Kryetari i...

‘‘Të gjithë kanë faj, me dashtë për 1 orë e kryejnë’’ – Deputeti Berisha flet pas takimeve të shumta mes krerëve politikë

Deputeti egjiptian, Veton Berisha, ka folur për bllokadën institucionale, duke fajësuar partitë politike për...

I jepet lamtumira e fundit influencerit Laurent Krasniqi që vdiq mbrëmë në aksident

Mbrëmë pas një aksidenti tragjik, ka mbetur i vdekur Laurent Krasniqi. I ndjeri, është varrosur...