Tetë arsye pse nuk të funksionojnë marrëdhëniet e dashurisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...
Të duket sikur nuk ke fat në dashuri? Ndoshta problemi je ti dhe po ti mund të jesh zgjidhja. Këtu janë tetë arsye pse nuk po funksionon për ty.
Ti e shtyn gjithmonë për më vonë
Teorikisht, ne mund t’i themi vetes që nuk kemi pse bëhemi çift derisa të jemi vetë persona më të mirë, por me këtë justifikim mund ta shtyjmë për shumë kohë. Sa kohë do ju duhet për t’u ndjerë gati për të krijuar një marrëdhënie? Ndoshta ne thjesht gjejmë justifikime për ta shtyrë për më vonë, për të ndenjur e lirë sa më gjatë të mundemi. Nëse ke nevojë të ndryshosh gjëra te vetja, mos e shty për më vonë. Mos harro që ndonjëherë partneri mund të na ndihmojë të bëhemi më të mirë.

Ti nuk e di çfarë do
Vajza me trup seksi është bibë dhe vajza e zgjuar është e mërzitshme. Djali me humor është Don Zhuan, por ai i miri nuk ka humor. Nuk mund t’i kesh të gjitha, askush nuk është perfekt. Bëj një listë me pesë gjërat kryesore që do te një partner, vëri ato në perspektivën e çfarë është me të vërtetë e rëndësishme dhe ndalo së u hequr vizën njerëzve kaq lehtë.

Ti do t’i lësh mundësitë e hapura
Pjesë e problemit tënd mund të jetë që të pëlqen t’i kesh mundësitë e hapura që të kesh mundësi të përfitosh nga më e mira. Ndoshta të përkëdhelet egoja duke menduar që ke gjithmonë një mundësi. Megjithatë t’i mbash rrjetat nën ujë nuk do të thotë asgjë sepse ti nuk je duke i dhënë një shans. Në vend që të sillesh kështu, mund të dalësh në takime me çdo peshk dhe të shohësh nëse ndonjë është i duhuri.

Po del me njerëz që janë në një fazë tjetër në jetë
Ndoshta ti je një mashkull 30 e ca vjeç që ka një punë të mirë dhe një plan solid për të ardhmen. Ndoshta ti po del me vajza më të reja që nuk e dinë çfarë duan, që nuk kanë gjetur punën e duhur dhe nuk janë aq të pjekura sa ti. Do të ndihmonte po të dilje me një person që është në të njëjtën etapë të jetës si ti.

Ti kënaqesh me atë që ke
Ndoshta je i kënaqur me mënyrën si janë gjërat dhe krijon marrëdhënie shumë thjesht. Ndoshta nuk po merr atë që duhet sepse ti jep Hënën në këmbim të asgjëje dhe le ta themi hapur: Njerëzit të shkelin sepse nuk ke vendosur standarde për mënyrën si meriton të trajtohesh.

Ti gjuan dhe e lë të lirë gjahun
Pra, ti je me të vërtetë i apo e interesuar për dikë deri në momentin që ajo ose ai shfaq interes për ty? Nëse ti priresh të gjuash e, sapo e kap gjahun, e lë të lirë, do ngelesh e lirë përgjithmonë. Ti do gjithmonë atë që nuk ke, atë misteriozin apo atë që është një sfidë. Ti je thjesht pre brenda lojës tënde, ku humbja është e garantuar dhe do fitosh vetëm kur të ndalosh së luajturi dhe të ndryshosh mendësinë.

Ke frikë mos po humbet mundësi të tjera
Nëse ti takon një person fantastik dhe hidhesh me kokë në këtë histori, mund të humbasësh disa mundësi të tjera. E pastaj çfarë? Të gjithë kanë mundësi të tjera, por jo kushdo që është në një marrëdhënie mendon që po humbet diçka. Nuk ka shumë shanse që mundësitë e tjera janë më të mira sesa ajo që ke pranë, sepse me siguri ti e pëlqen për një arsye atë.

Ti kërkon njerëz që duan gjëra krejt të ndryshme nga ty
Ndoshta ti je një vajzë që kërkon një marrëdhënie të qëndrueshme, por prapë shkon pas burrit që e ka bërë të qartë që nuk është për gjëra serioze, transmeton revista class. Ose, je burri që i pëlqen të dalë me shumë gra, por gjen gra që duan monogami. Pra, nëse vazhdon të dalësh me njerëz që nuk janë në të njëjtën faqe me ty, rrezikon të digjesh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...