Tesla më në fund me Model X, me “sistemin e mbrojtjes me armë biologjike” (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Që nga viti 2012, klientët kanë pritur me padurim që Tesla të lansojë Model X. Pas disa shtyrjeve e rishikimeve, kompania ka njoftuar se Modeli X, që i tejkalon makinat e zakonshme sportive, përfundimisht do të dalë në treg.

Në mënyrë komplet elektrike, kjo veturë ka hapësirë për shtatë udhëtarë dhe një sistem të bazuar në dy motorë, të aftë të arrijnë shpejtësi të lartë deri 100 kilometra në orë për vetëm 3.2 sekonda. Sipas prodhuesit, Model X ka një anatomi të qarkullojë deri në 400 kilometra, me vetëm një mbushje.

Çmimi fillestar i veturës është 130 mijë dollarë amerikan.

Një nga aspektet që ka ngritur vëmendjen në Model X, është butoni për “sistemin e mbrojtjes me armën biologjike”.

Sipas Elon Musk, drejtues i kompanisë, vetura ka filtër që siguron që ajri të jetë më i pastër se në dhomat e spitalit. Musk thotë se ky buton mund të jetë shumë i dobishëm në rast se ndodhë “ndonjë skenar apokaliptik, i çfarëdo lloji”.

E gjithë kjo është e mundur fal sistemit të filtrimit që është dhjetë herë më i aftë se në makinat e zakonshme, duke filtruar bakteret 300 herë më shumë dhe që është 800 herë më i aftë në eliminimin e viruseve.

Kjo nuk është e vetmja veçori e makinës së të ardhmes, e cila ka një numër të sistemeve gjysmë-autonome, të cilat garantojnë eksperienca të vozitjes unike.

Siguria po ashtu është në fokus të Model X, e cila për dallim nga të gjitha veturat e mëhershme, në rast përplasjeje udhëtari ka vetëm 6.5 për qind mundësi lëndimi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni sistemin e hapjes dhe mbylljes së dyerve, xhamin gjigant që ndodhet para shoferit dhe pjesë tjera të këtij modeli unik. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...