Tesla dhe Apple akuzojnë një kompani kinezë për imitim

PUBLIKUAR

Kompanitë kanë bashkuar forcat, meqenëse konsiderojnë se e kanë një armik të përbashkët

Imitimi i pjesëve të ndryshme të makinave, stilit apo sistemit të funksionimit, nuk është asgjë e re, ndërsa është vështirë të merren masa lidhur me këto dëmtime, transmeton Telegrafi.

Kur imitohet një sistem teknologji nga ndonjë kompani që e ka zhvilluar vet, është më e lehtë të zbulohet dhe të gjenden pikat kryesore të cilat janë të njëjta.

Sistemi i vet vozitjes që e ka zhvilluar Tesla dhe Apple, është imituar nga kompania kineze Xpeng, saktësisht divizioni saj Xmotors.ai që ndodhet në Shtete e Bashkuara.

Inxhinierët e Xmotors, dyshohet se kanë shfrytëzuar format e zhvilluara prej Tesla dhe Apple, për t’i kombinuar që të krijojnë sistemin e tyre të vet vozitjes.

Lidhur me akuzat e kompanive, është ngritur hetim nga gjykata që ende është duke vazhduar, derisa inxhinierët që janë marrë në pyetje, kanë thënë se nuk janë fajtorë për këto. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...