Terroristi i New Yorkut la një letër në skenën e krimit

PUBLIKUAR

Terroristi që kreu sulmin e djeshëm në New York, ku humbën jetën tetë persona, uzbeku Sayfullo Saipov, ishte vozitës taksie dhe kishte shkelur me veturë 11 persona në një distancë prej 1.5 kilometrash

Në mesin e gjërave që iu gjetën atij pas vdekjes gjendej edhe një letër e shkruar si porosi që dëshmonte qartë për lidhjet e tij me organizatën terroriste ISIS. Në mesin e flamujve dhe gjërave të tjera, 29 vjeçarit nga Uzbekistani iu gjet një letër ku thuhej ‘ISIS’i do të jetojë gjithmonë’.

Përveç kësaj, në letrën në fjalë dëshmohej me shkrim të tij besnikëria që sulmuesi kishte ndaj ISIS’it dhe se ai po vepronte si person i vetëm në këtë sulm. Mendohet se Saipov është ekstremizuar pas ardhjes në Amerikë më 2010.

Pasi shkaktoi dëme të shumta në njerëz, ai doli nga makina duke bërtitur ‘Allahu Akbar’ dhe duke mbajtur në duar dy armë të rrejshme para se të plagosej nga policia dhe të arrestohej. /Gazeta Metro.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...