Tërmeti i fuqishëm në Meksikë lë pesë të vdekur

PUBLIKUAR

Zyrtarët meksikanë kanë thënë se së paku pesë persona kanë humbur jetën në një tërmet të fuqishëm që ka goditur vendin, ditën e djeshme.

Tërmeti me magnitudë prej 8.1 ka goditur oqeanin paqësorë dhe ka shkatërruar ndërtesa, duke formuar edhe tsunami, raportojnë zyrtarët amerikanë për studime gjeologjike.

Qendra për paralajmërimin e tsunameve ka raportuar se tërmeti ka ndikuar që valët të arrijnë deri në 0.7 metra në Meksikë. Sipas tyre, valë të tsunamit u formuan për tre orë në brigjet e paqësorit të disa vendeve të Amerikës qendrore.

Tërmeti kishte epiqendrën në kryeqytetin meksikan, Meksiko, pas të cilit banorët janë zhvendosur nga ndërtesat e tyre.

Tërmeti është regjistruar edhe në Guatemala./rel/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...