Tërmet në Split të Kroacisë

PUBLIKUAR

Një tërmet me intensitet të moderuar prej 4.6 shkallësh, ka shkaktuar panik dhe vetëm dëme të vogla në rajonin e Splitit në Kroaci, kanë thënë mbrëmë zyrtarët.

Tërmeti ka ndodhur dje pasdite, ndërsa epiqendrën e kishte nën ujë, afro tetë kilometra në perëndim të Splitit, ka njoftuar shërbimi sizmologjik i Kroacisë.

Dridhja e tokës është ndjerë përgjatë pjesës qendrore të bregdetit dhe ishujt e afërt, raporton AFP.

Askush nuk ka pësuar lëndime, ndërsa kanë ndodhur vetëm dëme të vogla, siç janë pëlcitje e mureve ose thyerje të xhamave, ka thënë kryetari i qytetit të Splitit, Ivo Baldasar.

Nga paniku, shumë banorë të Splitit, që pas Zagrebit, është qyteti i dytë më i madh në Kroaci, me të shpejtë kanë dalur në rrugë ose sheshe. Në disa pjesë për një kohë të shkurtër ishte ndalur rryma elektrike, ndërsa shkollat dhe disa institucione publike ishin mbyllur pasdite./REL/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...