Një tërmet i rëndë, i regjistruar në shkallë 6.9 ka goditur ishujt Solomon
Kështu ka thënë Instituti Gjeologjik i SHBA’së. Tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrave dhe epiqendra e tij ishte 89 kilometra në perëndim të qytetit Kira Kira, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Nuk është raportuar për ndonjë dëmtim apo lëndim të personave, mirëpo vlen të theksohet se ky ishte tërmeti i dytë që goditi këtë zonë.
Tërmeti i parë kishte goditur këta ishuj të hënën me shkallë 7.8. /GazetaExpress


