Tërheqje ‘taktike’ nga premtimi për zvogëlim të Qeverisë

PUBLIKUAR

Zvogëlimi i numrit të dikastereve qeveritare nuk do të ndodhë gjatë këtij mandati të Qeverisë, ani pse një gjë e tillë ishte premtuar disa herë nga partnerët e koalicionit PDK-LDK.

Se nuk do të ketë zvogëlim të Ministrive e ka konfirmuar edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Mirëpo, për një gjë të tillë nuk kanë pranuar të flasin as përfaqësues të qeverisë së Kosovës, e as partneri i koalicionit qeverisës, LDK.

Në anën tjetër, analistët politikë vlerësojnë se një tërheqje e këtij qëndrimi mund të ketë ardhur me qëllimin që të trasohet rruga për të shkuar në zgjedhje të parakohshme dhe të arrihen përfitime personale politike. Sipas tyre, një gjë e tillë mund të jetë edhe një sinjal se ky koalicion do të përfundojë së ekzistuari. Ndërsa partitë opozitare kanë vlerësuar se riformatimi i këtillë nuk do të ndodhë me qëllimin e vetëm, që, siç thonë ata, partitë në pushtet të bëjnë pazare politike. Megjithatë, sipas tyre, vendi duhet që sa më parë të shkojë në zgjedhje./zeri.info/

SHIKO MË SHUMË

Pesë gratë më të votuara nga partitë kryesore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Numërohen rreth 64% e votave, ja kandidatët më të votuar në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ), ka përpunuar rreth 64 për qind të votave për...

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rendit kushtetues

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat...