Tifozët e Milanit ndihen të zhgënjyer dhe të mllefosur me portierin Gianluigi Donnarumma, i cili u pa duke qeshur dhe duke bërë shaka me Pepe Reinan, pas humbjes së kuqezinjve 3:0 kundër Lazios.
Portieri dhe kapiteni i tanishëm i kuqezinjve ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin për kontratë të re, pasi ajo e tanishmja i mbaron më 30 qershor, transmeton Gazeta Express.
Megjithëse i bëri disa pritje të mëdha, Donnarumma nuk mund ta parandalojë fitoren e thellë prej 3:0 të Lazios në Stadiumin Olimpik të hënën.
Pas përfundimit të ndeshjes, e cila bën që Milani të bjerë në pozitën e pestë në tabelën e Serie A dhe të rrezikojë të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Donnarumma u pa duke qeshur dhe duke bërë shaka me ish-bashkëlojtarin e vet dhe tani portierin e Lazios, Reina.
Kjo nxiti reagime të ashpra nga tifozët e Milani në rrjetet sociale.
Reagimet përfshinin: “e neveritshme”, “E ardhmja e Milanit. Jo, vdekja e Milanit”.
Si dhe “Mos e lejoni të kthehet në qendrën stërvitore”./Gazeta Express/


