Terapia në kohën e duhur: Ilaçi i marrë në kohën e gabuar ndoshta nuk do të jetë efikas

PUBLIKUAR

Thonë që çdo gjë në kohën e vet, ndonëse këtë nuk do të mundë ta mësoni nëse lexoni udhëzimet për përdorimin e ilaçeve.

Në shumicën e tyre shkruan sa pilula do të duhej të pini, por jo edhe kur duhet t’i pini, transmeton Telegrafi.

Kjo paraqet problem, sepse “simptomat e shërimit efikas oscilojnë varësisht nga orët e ditës”, thotë Michael Smolenski, profesor i inxhinieringut biomedicinal në Universitetin Texas në Austin.

Për shembull, pika në tru më së shpeshti ndodh në orët e mëngjesit, ndërkaq sulmet e astmës zakonisht natën.

“Nëse merrni ilaçe në kohë të gabuar, ndoshta nuk do të jenë efikase… ose do të mundë të ndodhë që të keni veprime të padëshirueshme dhe toksike”.

Njerëzit dhe kafshët kanë një sërë orësh të brendshme në tru, në organe, në inde dhe qeliza, të cilat janë të sinkronizuara në mënyrë natyrale me ciklin 24-orësh të Tokës të ndërrimit të dritës dhe errësirës.

Harmonizimi i kohës për marrje të ilaçeve me ato ritme cirkadike quhet kronoterapi dhe ajo fushë është për shumicën e huaj.

Biologu Jorgos Paskos i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Pensilvanisë propozon zgjidhjen: “Më shumë testime klinike në mënyrë që të mësohet koha optimale e marrjes së ilaçeve”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...