Tentuan të hyjnë në Kosovë me test të falsifikuar të COVID-19, ndalohen dy persona

PUBLIKUAR

Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, sot gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar dy meshkuj për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit.

Pas kontrollit të dokumentacionit, gjatë intervistimit dy të dyshuarit: S.S., viti i lindjes 1990, mashkull dhe A.S., viti i lindjes 1987, mashkull, kanë pranuar se kishin falsifikuar dokumentet e prezantuara si teste për COVID 19 dhe sipas tyre ata nuk ishin testuar fare.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’, i cili  vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Express.

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...