Tensionet situata në Juventus: Agnelli kacafytet me Pirlon

PUBLIKUAR

Situata në Juventus ka filluar të tensionohet pas humbjes tronditëse të bardhezinjve kundër Beneventos, pasi raportohet se patroni i klubit Andrea Agnelli dhe trajneri Andrea Pirlo janë kacafytur në zhveshtoren e Allianz Stadium.

Zemërimi dhe hidhërimi shpërtheu pas përfundimit të ndeshjes në Allianz Stadium, pasi Juventusi e bëri një hap të madh prapa në luftë për titull në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Bardhezinjtë tani ngelin 10 pikë prapa liderit, Inter, dhe kanë pikë të barabarta me Atalantën por i kanë vetëm dy pikë më shumë se vendi i pestë, Napoli.

Kjo ishte disfata e katërt e sezonit për Juventusin dhe erdhi ndaj një skuadre që nuk kishte shijuar fitoren në 11 ndeshjet e fundit në ligë.

Gazeta me bazë në Torino, “La Stampa” raporton se baritma dhe fyerje janë dëgjuar brenda zhveshtores së Juventusit pas ndeshjes, gjë që konfirmon tensionin e lartë në skuadrën torineze.

Për më tepër, sipas të përditshmes italiane, patroni Agnelli dhe trajneri Pirlo u kacafytën mes vete.

Juventusi, që e ka arritur finalen e Kupës së Italisë ku do të përballet me Atalantan, është eliminuar nga Liga e Kampionëve tashmë dhe gjasat për titull në Serie A i ka minimale duke e parë epërsinë dhe formën e Interit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...