Tensionet për targat: Çka tha Lajçak, e çka Bislimi pas takimit në Bruksel

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dje zhvilloi takime dypalëshe në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

Pas përfundimit të takimeve, Lajçak përmes postimit në Twitter dhe Zyra e kryeministrit kanë njoftuar për atë që është diskutuar.

Përfaqësuesi i BE-së ka thënë se është urgjente gjetja e një zgjidhje për situatën aktuale në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, Lajçak ka shkruar se “çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”.

“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot diskutuam për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak.

Lidhur me çështjen e targave dhe takimin me Lajçak kanë njoftuar edhe nga Kryeministria përmes një komunikate, ku thuhet se në takim janë biseduar opsionet e konvertimit të targave ilegale serbe.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, zëvendëskryeministri Bislimi gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojnë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor dhe jemi të interesuar të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë”, citohet të ketë thënë Bislimi.

Sipas komunikatës, Bislimi ka përsëritur interesimin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel, për elementet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.

“Diskutuan gjithashtu dhe opsionet për konvertimin e suksesshëm të të gjitha targave ilegale, në ato legale”, ka thënë Bislimi.

SHIKO MË SHUMË

6 vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK nesër organizon aktivitet simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, ka njoftuar...

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...