Tensione në Man City: De Bruynes i zbritet paga, për t’i hapur rrugë transferimit të Messit

PUBLIKUAR

Manchester City ka vendosur t’ia ulë pagën lojtarit më të mirë në klub në disa vitet e fundit, Kevin de Bruyne, vetëm e vetëm për t’i hapur rrugë afrimit të Lionel Messit nga Barcelona.

Thuhet se De Bruyne ndihet i tërbuar me drejtuesit e Manchester City, të cilët i kanë ofruar më pak para në kontratën e re sesa në atë të tanishme, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse u pajtua ta zgjasë qëndrimin në Etihad për edhe pesë vjet të tjera, mesfushori belg nuk e ka pritur aspak mirë faktin se në ujdinë e re do të fitojë më pak të holla sec fitonte deri tani.

Sipas The Athletic, arsyeja e uljes së pagës së tij është sepse klubi shpreson ta financojë sjelljen e Lionel Messit në klub.

City planifikon t’i zbresë pagat e lojtarëve pak nga pak, në mënyrë që t’i bëjë Messit ofertë për t’iu bashkuar Pep Guardiolës në Etihad.

Messi është i lirë tani të bisedojë me klube të tjera për ndonjë marrëveshje eventuale, pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Barcelonën.

Ndërkohë, bisedimet e City me De Bruyne janë pezulluar tani për tani, por thuhet se belgu do ta nënshkruajë kontratën edhe me ulje page. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...