Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetares Ardita Sylejmani Bllaca

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me trishtim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani Bllaca. Kjo vdekje e papritur ka tronditur shumë njerëz, jo vetëm ata që e njihnin personalisht, por edhe ata që e njohën vetëm nga ekrani.

Sylejmani Bllaca së fundmi ka punuar në Radio Televizionin e Kosovës. Për vite me radhë shërbeu me korrektësi dhe pasionin e një gazetareje model dhe me ambicie, andaj edhe do të lë gjurmë të përhershme në fushën e gazetarisë.

Vdekja e gazetares Sylejmani Bllaca, e cila la pas vetes 3 fëmijë, ka ardhur si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes. Në emër të AGK-së dhe komunitetit të gazetarëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës.

Image may contain: 1 person, screen

SHIKO MË SHUMË

Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë – viziton OVL-UÇK-në

Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga. Ryan Gallucci, Drejtor...

Gjendet shtetasi i Shqipërisë që u zhduk pardje nga një villë në Jezerc, dërgohet në emergjencë

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e shtetasit të Shqipërisë, S.P., 30 vjeç,...

Skandal: Veç një klasë në Prizren nuk u keqpërdor, mbi 68 mijë vota u manipuluan!

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, në konferencën që po mbahet për media, ka dhënë...