Skandal: Veç një klasë në Prizren nuk u keqpërdor, mbi 68 mijë vota u manipuluan!

PUBLIKUAR

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, në konferencën që po mbahet për media, ka dhënë detaje për aksionin e realizuar sot, ku kapën 109 komisionerë të dyshuar për manipulime me vota.

Kryeziu bëri të ditur se në rajonin e Prizrenit, vetëm një klasë (vendvotim) ka dalë e ‘pastër’, pra ku s’janë gjetur keqpërdorime, transmeton Klankosova.tv

Diferenca totale është 68 mijë e 78 vota.

“Vetëm në një klasë, janë manipuluar mbi 2 mijë 444. Në rajonin tonë, ato që janë numëruar nga subjektet politike, në QKN, vetëm një klasë ka dalë e pa keqpërdorur. Po flasim për Komunën e Prizrenit, janë shtuar 40 mijë e 497 vota dhe janë hequr hiç më pak se 27 mijë e 500 vota. Pra diferenca totale e keqpërdorimeve është 68 mijë e 78 vota. Po flasim për dashje direkte për ta përmbytur rezultatin.

SHIKO MË SHUMË

Postoi video me armë zjarri, arrestohet një person

Gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka pranuar...

Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër...

“UÇK, UÇK”, “Duam liri, duam drejtësi”, studentët marshojnë në sheshin e Prishtinës

Me thirrjet “UÇK, UÇK”, “Jo në emrin tonë”, “Duam liri” dhe “Duam drejtësi”, studentë kanë...