Teknologjia e re që ka zhvilluar Ford, iu pamundëson hajnave që t’i vjedhin rrotat e veturës

PUBLIKUAR

Mbyllja dhe sigurimi i rrotave, tashmë është shumë më e zgjuar

Do ishte një situatë shumë e keqe, sikur ta gjenit veturën pa asnjë rrotë në të, ndërsa ndodheni në një hapësirë larg zonave të banimit, pa pasur kontaktin e ndonjë garazhi makinash në afërsi, transmeton Telegrafi.

Vjedhja e rrotave, do ishte edhe mjaft e kushtueshme, sepse çmimi i tyre është i lartë dhe të duhet të paguhet shtesë, nëse ndodheni në terren. Për këtë ka menduar Ford, që ka zhvilluar një teknologji të re për mbylljen e rrotave të veturës, që t’ju pamundësojnë hajnave për t’i vjedhur.

Inxhinierët kanë përdorur teknikën 3D, ku fillimisht regjistrohet zëri i pronarit të makinës, për rreth një sekondë, pastaj valën zanore e kthen në linjë për printim fizik. Linja e kthyer në rreth, është unikë për secilën veturë dhe shërben si çelës identifikues për hapjen dhe mbylljen e këtyre siguresave.

Siguresat me sistemin e brendshëm 3D, krijohen në metal që i reziston acidin dhe ndryshkut, ndërsa është mjeti i vetëm me të cilën mund të hapet dhe të largohet një rrotë, duke e bërë sistemin shumë më të sigurt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...